INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parashikimi i çmendur i trajnerit spanjoll, finalja përfundon me rezultatin 4-1

Parashikimi i çmendur i trajnerit spanjoll, finalja përfundon me rezultatin 4-1

Publikuar më: 12:46 23-05-2018

Kanë mbetur edhe pak ditë nga finalja e madhe e Champions League ku Real Madrid do të përballet me Liverpool. Si gjithmonë para një sfidë të tillë nuk kanë munguar as deklarat e lojtarëve ose trajnerëve në lidhje me këtë ndeshje.

Ish-trajneri i Spanjës , Vincente Del Bosque ka dhënë një deklaratë së fundim ku tha se në ekipin e Zidane nuk mund të ishte asnjë lojtar i Liverpool.

“Real Madridi ka skuadër madhështore, e cila është më e mira në Europë momentalisht. Nuk mund ta gjej qoftë edhe një lojtar të vetëm të Liverpoolit që mund ta përmirësojë Real Madridin, madje as Salah”- ka thënë Del Bosque.

Në fund ish trajneri madrilène ka dhënë edhe një parashikim për ndeshjen. “Real Madridi do ta mposhtë Liverpoolin 4-1”- shtoi me tej spanjoli.

Article Logic
Execution time: 0.0035641193389893