INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmëron raportuesi për Kosovën: Destabilizim nëse nuk hiqen vizat

Paralajmëron raportuesi për Kosovën: Destabilizim nëse nuk hiqen vizat

Publikuar më: 15:13 25-10-2018

Nëse Bashkimi Europian nuk jep dritën jeshile për liberalizimin e vizave për Kosovës mund të ketë destabilizim. Një paralajmërim i tillë është dhënë nga raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes.

“Askush nuk dëshiron që të ketë ndonjë lloj destablizimi për shkak të mungesës së besimit ndërmjet dy palëve” është shprehur raportuesi Sholtes.

I pyetur nga mediat e Kosovës diplomati ka pranuar se brenda BE-së nuk ka konsensus për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ne nuk mund ta mashtrojmë vetën tonë dhe të themi se ka konensus të qartë sa i përket shteteve anëtare të BE-së, dhe të themi se të gjitha janë në të njejtën anë sa i përket procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën”

Si pasojë nënvizon Sholtes duhet një angazhim shumë i madh për t’i bindur këto shtete skeptike se kosovarët meritojnë të lëvizin pa viza.

“Kjo është arsyeja se pse ka shumë punë për t’u bërë, që të binden shtete anëtare të BE-së që janë skeptike, se Kosova e meriton liberalizimin e vizave dhe se një gjë e tillë duhet të mbështetet edhe në Këshill. Duhet të shfrytëzohen argumente dhe fakte të fuqishme se pse Kosova dhe populli kosovar meritojnë heqjen e regjimit të vizave”

Megjithatë Sholtes është i bindur plotësisht se liberalizmi i vizave për Kosovën do të ndodh brenda këtij viti.

Article Logic
Execution time: 0.0029339790344238