INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Paraja nuk është gjithçka, ju dëmton gjykimin

Paraja nuk është gjithçka, ju dëmton gjykimin

Publikuar më: 18:35 28-06-2018

Edhe pse kanë në duart e tyre stilistët më të mirë të botës, shumë persona të famshëm ende vijojnë të vishen në mënyrë skandaloze.

Prandaj përfundimisht paraja nuk është gjithçka.

Sipas kërkimeve më të fundit kjo shpjegohet me faktin se ata kanë kaq shumë para saqë fitojnë një besim të tepruar dhe kanë një gjykim shumë të dobët.

Specialistët shpjegojnë se paratë i bëjnë njerëzit të mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë, dhe nuk pranojnë të marrin feedback nga persona të tjerë.

Kjo mund të duket bukur në tapetin e kuq shpjegojnë kërkuesit, por paraqet rrezikshmëri në situata të tjera.

Duke u ofruar njerëzve shumë para ata kanë më shumë gjasa të ndërmarrin risqe.

Studiuesit e Universitetit të Amsterdam morën në analizë 104 persona. Ata zbuluan se njerëzit kishin një besim të tepruar kur fitonin para dhe e humbisnin kur u shfaqej ideja se nuk do t’i kishin .Paraja i ndihmon njerëzit që në disa aspekte të marrin vendime të mira.

Por nga ana tjetër mund t’u jap besim të tepruar.Një fakt i tillë shpjegohet me faktin se perspektiva e një shpërblimi monetar mund të ndryshojë gjendjen psiqike të një individi dhe, për më tepër, gjykimin e besimit.

Shkencëtarët shtuan se eksperimentet dhe kërkimet klinike nevojiten për të kuptuar më tej implikimet sociale të këtij fenomeni.

Ndërsa kërkimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit më të suksesshëm në botë janë thjesht më fatlumët.

Article Logic
Execution time: 0.0015459060668945
array(1) { ["section"]=> string(50) "paraja-nuk-eshte-gjithcka-ju-demton-gjykimin-63141" }