INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Paradoks, Shqipëria vend bujqësor pa prodhime për eksport[VIDEO]

Publikuar më: 10:57 20-10-2017

Jemi një vend me toka bujqësore, por prodhojmë shumë pak për të eksportuar. Madje Shqipëria renditet e fundit në rajon për sa i përket eksporteve të ushqimit edhe pse ka peshën më të lartë të bujqësisë në PBB. Nga të dhënat e Bankës Botërore eksportet e ushqimeve janë vetëm 5.6% e totalit të shkëmbimeve tregtare. Ndërsa shkëmbimet tregëtare janë vetëm 55.6 përqind të totalit të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Në krahasim me Shqipërinë vendet e rajonit eksportojnë më shumë. Eksportet e ushqimeve të Bosnje dhe Hercegovinës zënë 8.5 për qind të totalit të tregtisë. Edhe Maqedonia eksporton dy herë më shumë se vendi ynë. Përqindjen më të lartë të eksporteve të ushqimeve e ka Serbia, të cilat përllogariten 18.6 për qind e totalit të eksporteve tregtare.
Po pse kaq pak eksporte? Sipas ekspertëve kjo është e lidhur me fuqinë e ulët prodhuese të ekonomisë. Ata analizojnë se produktet shqiptare janë të taksuara edhe kur eksportohen dhe se nuk ka asnjë politikë nxitëse fiskale, siç kanë vendet e rajonit dhe ato të Europës për produktet dhe bizneset eksportuese. Vendi i parë eksportues i ushqimeve në botë është Amerika dhe të dytët Holandezët.

Article Logic
Execution time: 0.0038559436798096