INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Papagalli imiton zilen e “Iphone”, do të mekeni së qeshuri[VIDEO]

Papagalli imiton zilen e “Iphone”, do të mekeni së qeshuri[VIDEO]

Publikuar më: 08:14 03-01-2018

Kishim dëgjuar shumë lloje kuriozitetesh por me këtë të fundit vështirë të mos mekeni së qeshuri.

Një papagall, në një mënyrë të habitshme por edhe fantastike njëkohësisht imiton zilen tradicionale të smartfonëve ”Iphone” në mënyrë identike ashtu si bie zilja në celular.

Ben Pluimer në faqen e videove “Vimeo” ka publikuar një video në të cilën shihet se si papagalli i tij e riprodhon zilen klasike të iPhone-it.

“Kur papagalli im zemërohet, këndon zilen e Apple”, ishte mbishkrimi i videos që Ben ka postuar.

Sipas Pluimerit, papagalli zakonisht zemërohet kur njerëzit e tij janë duke lidhur lidhëset e këpucëve dhe po bëhen gati që të dalin jashtë shtëpisë.

Në një moment gjatë videos, zilja reale e Applet vendoset në sfond menjëherë pasi këndoi papagalli. Aq identik duket imitimi i papagallit sa imagjinoni sa herë mund ta ngatëroj Benin me zilen e vërtet të Iphone-it.

Cockatiel Ringtone from Ben Pluimer on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.003162145614624