INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
http://www.dailymail.co.uk/news/article-3714136/The-Latest-Pope-arrives-Auschwitz-death-camp.html#v-5592112206952942705

Papa Françesku viziton kampion e vdekjes Auschwitz dhe përlotet [VIDEO]

Publikuar më: 11:57 29-07-2016

Papa Françesku ka vizituar sot kampin e vdekjes të nazistëve gjermanë, Auschwitz-Birkenau, në Poloni, duke u bërë kështu papa i tretë më radhë që bën pelegrinazh në vendin ku forcat e Adolf Hitlerit vranë më shumë se 1 milionë njerëz, shumica e të cilëve ishin çifutë. Papa Françesku hyri në kamp në këmbë, duke ecur ngadalë nën portën famëkeqe në Auschwitz.

Ai ka preferuar të lutet për 15 minuta në heshtje dhe të ecë pa dhënë asnjë deklarate. Papa vendosi një qiri të bardhë në Murin e Vdekjes ku janë ekzekutuar shumë të burgosur si dhe vizitoi vendin ku ka qëndruar Shën Kolbe një prift polak i cili gjatë luftës sakrifikoi jetën e tij për një tjetër person.

Ati i Shenjtë i cili është papa i tretë që viziton këtë kamp do të takohet edhe me disa nga të mbijetuarit e Holokaustit.

Papa ka vendosur ta përshkojë në këmbë kampin duke kaluar Portën ku shkruhet edhe thënia e famshme “Puna të bën të lirë”. Kreu i Vatikani ka shkuar në Poloni për të kremtuar Ditën Botërore të Rinisë për t'i dhënë fund udhëtimit në datë 31 korrik.

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605