INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panucci zbulon pse ftoi 3 lojtarë të dëmtuar: Kombëtarja si familje [VIDEO]

Panucci zbulon pse ftoi 3 lojtarë të dëmtuar: Kombëtarja si familje [VIDEO]

Publikuar më: 18:37 12-11-2017

Trajneri i kombëtares sonë, Kristian Panuçi ka folur në konferencë për shtyp nga Antalia para miqësores së nesërme ndaj Turqisë. Strategu italian ka folur për thirrjet e këtij grumbullimi, teksa është arsyetuar edhe për thirrjen e futbollistëve të dëmtuar.
Ishin ditë intesive për ekipin. Kemi punuar shumë në të gjitha aspektet, por jam i kënaqur me atë që kanë treguar djemtë në stërvitje, edhe pse e dimë që kjo është një periudhe e ngjeshur me ndeshje nëpër klubet e tyre.
Thirrja e futbollistëve të dëmtuar? Sepse duhet të sillemi si profesionistë të gjithë. Një lojtar qe thotë jam i dëmtuar duhet të sjellë me vete një rezonancë, një eko. Ndryshe, duhet ta shikoj mjeku i kombëtares nëse lojtari është i gatshëm apo jo. Federata në këtë rast është sjelle ne mënyrë profesionale. Strakosha ishte rast i veçuar, sepse vetëm të enjten ju shfaqën problemet e vjetra. Latifi kur e pyesja përgjigjej: jam mire, jam mire…
Thirrja e futbollistëve pa skuadër? Po i referoheni Alijit… Përpara se të jemi një skuadër, jemi një familje dhe që në momente të tilla duhet t’i japim një dore edhe lojtarëve që janë në vështirësi. Aliji për mua është një lojtar i nivelit evropian që ka qenë pjesë e grupit dhe që normalisht donte një mundësi. Gjatë javës ka punuar shume mire, edhe pse nuk i ka 90 minutat në këmbë.

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049