INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PAMUNDËSI

PAMUNDËSI

Publikuar më: 15:37 24-12-2018

Më lër të jem një zile telefoni që kurrë nuk bie,
më lër të jem heshtja e një shtëpie të braktisur,
më lër të jem qetësia para një stuhie të beftë…
Nëse ti do ishe një dhomë rrëfimesh,
do të kisha ardhur dhe do ta lija zemrën time në dorë,
do të lija të më gjykoje si të doje, dhe po të ishe i padrejtë.
Unë nuk kam asnjë meritë për dashurinë tënde,
që ti e hodhe si një shi furishëm mbi mua.
Edhe sikur të të thosha faleminderit,
sikur të njihja mënyrën për ta thënë sa më denjësisht,
përsëri do ishte si gëllënjkë e vetme uji në shkretëtirë.
Prandaj merre me vete dashurinë tënde,
edhe sikur të jetë aq e rëndë sa mos ta heqësh dot zvarrë,
se ndoshta mund ta kthesh në një vazo lulesh,
ku të mbjellësh emocionet, të rrahurat e zemrës…
Më lër të jem një e qeshur e fundit që e merr era,
të jem një mëngjes kafeje në bulevardin e të dielës,
të jem pengesa që duhet kapërcyer deri tek një dashuri tjetër.

Faleminderit irena Shabani për shkrimin e publikaur në intv.al/ 

Article Logic
Execution time: 0.0019419193267822