INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paloka: Tahiri bredh i lirë, por në Komisionin e Hetimit…

Paloka: Tahiri bredh i lirë, por në Komisionin e Hetimit…

Publikuar më: 13:25 06-05-2018

Dorëheqjen e Saimir Tahirit Partia Demokratike vijon ta shohë një lojë mes ish-ministrit dhe Ramës.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Edi Paloka akuzoi Ramën se po vijon që të mbrojë ish-ministrin e Brendshëm, ndërsa ka kapur drejtësinë.

‘Dorëheqja është një lojë e tij dhe kapos së tij për të mashtruar ndërkombëtarët. Rama ka kapur tërësisht drejtësinë. Tahiri vazhdon të bredhi i lirë dhe i pa shqetësuar. Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit, por Rama e bllokoi. Çfarëdo të thotë prokuroria e kapur nga Rama, do t’i shkojmë deri në fund me komisionin e hetimit’ u shpreh Paloka.

Saimir Tahiri pak ditë më parë hoqi dorë nga mandati duke deklaruar se do të përballet si qytetar i zakonshëm, pa imunitet me drejtësinë. Ish-ministri po hetohet për përfshirje në grupin Habilaj, që po hetohet në Shqipëri dhe në Itali.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034618377685547