INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paloka i kthehet keq Ballës: Derrkuci me Yaris që kërkon të hedhë baltë mbi të tjerët

Paloka i kthehet keq Ballës: Derrkuci me Yaris që kërkon të hedhë baltë mbi të tjerët

Publikuar më: 15:39 11-07-2018

Taulant Balla ka deklaruar ditën e sotme se ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës fakte të reja në lidhje me plotësimin e kallëzimit penal ndaj Lulzim Bashës.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Edi Paloka.

Depiteti i PD-së në fjalën e tij nuk ka kursyer as epitetet ofenduese ndaj Ballës duke e cilësuar si 'derrkuci me Yaris që kërkon të hedhë baltë mbi të tjerët'

“Derrkuci me Yaris i zhgërryer në baltën e krimit, po përpiqet të shpëtojë duke hedhur baltë kudo. Derrkuci shpreson se do ta shpëtojë shoku i klasës në Prokurorinë e Tiranës. Por nuk ka njeri që mund ta shpëtojë.  Derrkucët, tahirët, habilët, balilët, xhafajt do përfundojnë shpejt atje ku e meritojnë. Shqipëria do të çlirohet shpejt nga llumi i kësaj bande të ndyrë”, shkruan Paloka në postimin e tij në facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943