INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pak ditë më parë Rama tha: Berisha është penduar që s'më vrau! Ish kryeministri jep përgjigje...

Pak ditë më parë Rama tha: Berisha është penduar që s'më vrau! Ish kryeministri jep përgjigje...

Publikuar më: 22:05 28-02-2019

"Shqipëria sot ka një opozitë më të fortë se kurrë." Këtë deklaroi mbrëmjen e sotme Sali Berisha.

I ftuar në studion e emisionit “360 Gradë” ai theksoi se kryeministrin Edi Rama i ka kohërat e numëruara.

“Rama i ka kohërat e numëruara, por ka një problem të madh atij në këtë periudhë i janë shurdhuar veshët e mendjes. Sot Shqipëria ka një opozitë më të fortë se kurrë. Edi Rama u gjet si një mi në kafaz që nuk di ku të përplasë kokën. Askush më mirë nga të gjithë, pas meje ti e njef më mirë këtë problem," tha ish kryeministri.

Ndërsa ka komentuar dhe një deklaratë të Ramës të disa ditëve më parë, që tha se Berisha është penduar që nuk e vrau. Sali Berisha dha këtë përgjigje: "Në fazën depresive thoshte se Berisha donte të më vriste mua. Ky njeri ka vuajtur më shumë të gjithë nga kompleksi i vdekjes. Ai është i pakallur. Kufomë politike e pakallur, a do e kuptojë apo jo, kur do e kuptojë”.

Article Logic
Execution time: 0.0026140213012695