INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pajisja që gjurmon objektet. TrackR, përdoret për makinat, biçikletat dhe çantat [VIDEO]

Pajisja që gjurmon objektet. TrackR, përdoret për makinat, biçikletat dhe çantat [VIDEO]

Publikuar më: 18:45 26-09-2017

Na ndodh shpesh që të humbasim makinën në parking pasi kthehemi nga pazari, e do na duhen orë të tera që të kërkojmë se ku ndodhet, sidomos në ditët e nxehta ku lodhja do jetë e dyfishtë.
E të instalosh një GPS jo të gjithë do mund ta përballonin koston e saj, mbi të gjitha do ju duhet të paguani dhe tarifat e abonimit çdo muaj, por a nuk keni mjaftueshëm fatura për të paguar?
Një kompani në Kaliforni ka gjet zgjidhjen për të gjithë personat që humbasin objektet e tyre me vlerë.
Ata kanë shpikur një pajisje të vogël që quhet TrackR, që mund të punojë nëpërmjet telefonit tuaj duke instaluar një program.
Mënyra e funksionimit të kësaj pajisje është shumë e thjesht, në momentin që ju humbisni makinën tuaj nëpërmjet telefonit tuaj ju lidheni me pajisjen gjurmuese dhe në atë moment në ekran shfaqen koordinatat e sakta se ku e keni lënë makinë.
Por jo vetëm kaq nëse ju keni humbur telefonin dhe keni pajisjen mund ta gjeni atë duke shtypur në butonin "lost" e menjëherë do të sinjalizoheni me një muzikë nga telefoni juaj.
TrackR nuk është një pajisje veç për makinën tuaj, ajo mund të përdoret për çdo objekt tuajin me vlerë si biçikleta, portofol, çanta madje dhe për kafshët tuaja shtëpiake.
Fal kësaj pajisje të vogël gjurmuese ju tashmë i keni gjetur një zgjidhje për tiu shpëtuar hajdutëve dhe nuk do humbisni më kohë duke kërkuar objektet tuaja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030081272125244