INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa Titull

Pa Titull

Publikuar më: 14:30 11-12-2018

Ndërkohë që ne të tjerët + (pseudo) media + qeveria me lugetër merreshim me çështje të tjera që i quanim prioritare sipas llogarive tona, kishim harruar grupin më të rëndësishëm për të tanishmen dhe të ardhmen e një vendi: studentët.

Studentët që historikisht kanë rrëzuar qeveri në gjithë rruzullin;

Studentët që u vlon gjaku nga ideali dhe padurimi për të ardhmen;

Studentët me njohuri të freskëta, me shumë humor dhe dijeni të plotë mbi teknologjinë dhe çdo risi.

Studentët kanë fuqinë e vërtetë dhe po na tregojnë aq bukur çfarë është të protestosh me qytetari, dhe po na kënaqin shpirtin me memet, humorin e goditur, ironinë e spikatur… Nuk di ç’të them më po do doja shumë të isha 20 vjeç dhe të ishte duke m’u bërë një padrejtësi e tillë, se do e kisha lodh protestën.

Jepni goca çuna, lum ne që ju paskemi e s’e kemi ditur!

 

Faleminderit Lura Elezi për shkrimin e publikuar në intv.al/ 

Article Logic
Execution time: 0.003425121307373