INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Maluma dhe Jennifer Lopez të fejuar? Ja projekti që i bëri bashkë [FOTO]

Pa prisni pak! Maluma dhe Jennifer Lopez të fejuar? Ja projekti që i bëri bashkë [FOTO]

Publikuar më: 13:01 18-07-2019

Pasi bashkëpunoi me Madonna për këngën “Medellin”, Maluma po përgatitet për të pasur në krah një tjetër yll të muzikës, Jennifer Lopez, por jo në skenën muzikore.

Ylli latin i popit do të jetë protagonist i “Marry me”, përkrah JLo, duke pasur kështu dhe debutimin në kinema e Hollywood. Këngëtari 25-vjeçar do të interpretojë të fejuarin e Lopez.

“Marry Me” përqendrohet te një superyll i popit (Lopez), e cila, pak para se të martohet me të fejuarin rok (Maluma) në skenën e “Madison Square Garden”, zbulon se e tradhtonte me asistenten e saj. Tërbohet dhe zgjedh rastësisht mes turmës një mësues matematike (Owen Wilson) të martohet në vend të tij.

egerhgt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947