INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Danjeli dhe Fotinia janë ndarë sërish dhe ne se paskemi kuptuar? Zbuloni të vërtetën [FOTO]

Pa prisni pak! Danjeli dhe Fotinia janë ndarë sërish dhe ne se paskemi kuptuar? Zbuloni të vërtetën [FOTO]

Publikuar më: 19:55 24-06-2018

Danjeli dhe Fotinia u bënë çift brenda shtëpisë së Big Brother, e lidhja e tyre sa vjen dhe u bë më e fortë brenda mureve të saj. Çifti zgjodhi të kurorzonte dashurinë e tyre gjatë spektaklit live të BB, ku të ftuar ishin vetëm banorët në sytë e miliona shikuesve, por pa praninë e të afërmve të tyre. Duket se kjo martesë i solli shumë fat çiftit të ri, duke i bërë ata fitues të 100 milion lekëve.

Por pasi dolën nga shtëpia e BB9 ata preferuan të qëndronin larg vëmendjes për një periudhë të gjatë kohe.

Ata mbyllën faqen e tyre të përbashkët dhe ndërkohë u tha se të dy i kishin dhënë fund martesës.

Por çifti u rikthye dhe për disa javë kanë qenë aktivë në faqen ‘LA.FO.DA’, mirëpo në disa portale ka qarkulluar lajmi që ata janë ndarë sërish për faktin se Danjeli nuk është parë në asnjë postim në këtë faqe. Nuk dihet nëse çifti është në krizë dhe i ka dhënë fund ndarjes pa bërë zhurmë, apo vetë Danjeninuk preferon më të shfaqet në rrjetet sociale.

Presim një reagim nga çifti për të na sqaruar njëherë e mirë!

bgb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936