INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ow, Luana sapo pranoi që Marina Vjollca është shtatzënë? Flet troç për SHERRET e së motrës me çunat gangsterë që e ngacmonin [FOTO]

Ow, Luana sapo pranoi që Marina Vjollca është shtatzënë? Flet troç për SHERRET e së motrës me çunat gangsterë që e ngacmonin [FOTO]

Publikuar më: 23:01 09-06-2018

Është bërë kohë tashmë që përflitet se Marina Vjollca është shtatzënë dhe dyshimet u shtuan mbrëmjen e sotme. E ftuar në ‘Xing me Ermalin’, Luana Vjollca foli për marrëdhënien e ngushtë që ka me motrën e saj Marinën. Ajo tregoi për here të parë, se përveçse Marina duket shihet ajo e ëmbla e ekranit, kur ato ishin të vogla, ajo ishte mbrojtësja numër 1 e Luanës. Madje zbuloi disa nga sherret e Marinës, kjo ndodhte kur Luanën e ngacmonin çunat e shkollës, se me Marinën nuk ‘guxonin’.

“Unë dukem si më e shkathët, ndërsa Marina është më e qetë, por kur ishim të vogla, në periudhën e 8-vjeçares, koha kur vajzat rriten, djemtë fillojnë ngacmojnë, Marina i rrihte djemtë. I bënte zbor, të betohem, gjuaj e gjuaj në tokë të gjithë kur më ngacmonin mua. Unë u mësova kështu. Një ditë të bukur po u kthenim në shtëpi dhe po kalonim në një rrugicë shumë të ngushtë që zinte vetëm dy njerëz. Erdhën dy djem shumë më të mëdhenj se ne dhe na zunë rrugën. Unë isha mësuar që Marina rrihte çunat. Marina më tha futja vrapit Luana. Po i thashë, unë po ja fus vrapit, më jep çantën e shkollës ti dhe vrapova. Ja mora çantën që ajo t’i rrihte lirshëm, mos të kishte ngarkesë. Vetëm kur e shoh prapa meje duke vrapuar”, tregoi Luana duke shkaktuar shumë të qeshura.

Por Luana ngriti dyshime për shtatzënisë të së motrës. Ermali e pyeti Vjollcën nëse Marina dhe Getoari kanë ndërmend të bëjnë ndonjë beb, se të gjithë janë kuriozë pas martesës së çiftit.
“Marina kur ka qenë e vogël ka rrahur djem, po ta them edhe një herë këtë”, u përgjigj Luana, referuar historisë që tregoi pak më parë që Marina kur ishin në 8-vjeçare i rrihte djemtë. Mirëpo kështu Luana sapo i shtoi dyshimet mbi shtatzëninë duke qenë se zgjodhi të mos përgjigjet mbi këtë temë ndërkohë që thjesht mund ta kishte mohuar. Tani presim reagimin e Marinës./intv.al/

-640-0-5b1c2c864a3a3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00388503074646