INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
OSHB zbulon se depresioni shfaqet edhe nga mungesa e disa elementëve ushqimorë

OSHB zbulon se depresioni shfaqet edhe nga mungesa e disa elementëve ushqimorë

Publikuar më: 12:44 23-09-2018

Sëmundjet mendore po rriten ndjeshëm në botë. Depresioni është një nga më të shpeshta që në fakt sipas studimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mund të parandalohet apo lehtësohet nëse përdornin disa ushqime. Nga kërkimet e ekspertëve ka rezultuar se presonat që nuk ushqehen me produket që kanë në përbërje grupin e vitaminave B, aminoacidet, zinkun, magnezin, hekurin dhe jodin rrezikojnë serizosht të preken nga depresioni. Po dhe ata që tashmë e kanë diagnozën këshillohen se përdorimi i këtyre elementëve ushqimorë ul nivelin e stresit dhe ankthit.

Ndaj është mirë që të përdorni frutat e thata se ato kanë pjesën më të madhe të elementëve, që ndalojnë apo lehtësojnë depresionin. Po mos ju ndani as peshkut dhe farave të ndryshme kryesisht atyre të kungullit. Por dhe konsumoni ujë me shumicë.

Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit depresioni ka prekur 350 milionë persona,në botë apo më shumë se sa popullsia e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose e Brazilit dhe Meksikës së bashku. Po dhe në Shqipëri të dhënat e mjekëve flasin për shtim të të prekurve dhe ulje të moshës të të diagnostikuarve me probeme të shëndetit mendor. Sipas tyre 1 mjek psikiatër në një ditë viziton të paktën 20 persona që vuajnë nga çrregullimet mendore, ku ankthi dhe depresioni janë më të shpeshtat.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0042190551757812
    array(1) { ["section"]=> string(82) "oshb-zbulon-se-mungesa-e-disa-elementeve-ushqimore-ndikojne-ne-depresion-dep-72691" }