INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OSBE e gatshme të ofrojë platformë për dialog

OSBE e gatshme të ofrojë platformë për dialog

Publikuar më: 10:07 18-07-2019

Dje është zhvilluar një takim me dyer të mbyllura mes partive të opozitës dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së. Thomas Greminger u ka kërkuar politikanëve të bëhen pjesë e dialogut, duke asistuar edhe vet në ndërmjetësim, shkruan gazeta “Shekulli”.

Takimi është zhvilluar me kërkesë të partive opozitare. Në prononcimin e dhënë për gaztën “Shekulli”, thuhet se, “Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Tomas Greminger u takua në mëngjes me kërkesën e tyre, me z. Lulzim Basha, z. Fatmir Mediu, znj. Monika Kryemadhi dhe z. Agron Duka, me qëllim të diskutimit të çështjeve aktuale. Përfaqësuesit e partive politike paraqitën pikëpamjet e tyre lidhur me zhvillimet në vend. OSBE është një organizatë rajonale e sigurisë që ofron një platformë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese për dialog. Diskutimi i çështjeve të ndryshme dhe sfidave të interesit të përbashkët me bashkëbiseduesit e ndryshëm është pra pjesë e punës së Sekretarit të Përgjithshëm, në veçanti përpara kryesimit të Shqipërisë për vitin 2020 të OSBE-së”, thuhet në prononcim. Nga njoftimi OSBE, e ka të qartë se kriza aktuale politike është një krizë e cila kërkon në radhë të parë dialog gjithëpërfshirës midis palëve politike. Por gjithashtu në bazë të njoftimit të dhënë, OSBE mund të jetë e gatshme edhe për një platformë për dialog midis palëve.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0081169605255127
    array(1) { ["section"]=> string(51) "osbe-e-gatshme-te-ofroje-platforme-per-dialog-98844" }