INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Oriola Marashi e quan “burri im i ardhshëm” Blerim Destanin dhe të gjithë u çuditëm! [FOTO]

Oriola Marashi e quan “burri im i ardhshëm” Blerim Destanin dhe të gjithë u çuditëm! [FOTO]

Publikuar më: 20:12 31-12-2017

Blerim Destani është një nga aktorët më të mirë shqiptarë, fama e së cilit ka arritur kulmin në Gjermani dhe jo vetëm, pas një seri filmash të suksesshëm.  Aktori i njohur, mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në studion e “Xing me Ermalin”, ku po jepte një intervistë, por krejt papritur intervista e tij është ndërprerë nga modelja Oriola Marashi, e cila i ka kërkuar “llogari” aktorit.

“Ku ishte ti? Telefonin pse nuk e hap? Si do ta zgjidhim këtë muhabet pasi nuk do të vazhdojë gjithë jetën kështu, se përballoj dotë..”, është shprehur modelja duke ju drejtuar Blerimit, i cili pasi i përshpëriti disa fjalë në vesh, e qetësoi modelen.

vesh.png

Oriola më pas u ul në kolltukun e të ftuarve dhe kur Ermali e ftoi të tregonte diçka më shumë në lidhje me këngët që do të publikojë së shpejti ka ndërhyrë Blerimi i cili është shprehur se më mirë të lërë premierë.
“Edhe unë ashtu mendoj. Jam dakord me burrin tim të ardhshëm”, tha modelja por nuk la të kuptohej nëse këtë deklaratë e kishte bërë në kuadër të shakasë apo ishte diçka serioze.

Article Logic
Execution time: 0.0032999515533447