INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Ora’ na dobëson, këshilla për një dietë interesante

‘Ora’ na dobëson, këshilla për një dietë interesante

Publikuar më: 15:41 05-09-2018

Shumë prej nesh janë të fiksuar pas dietave e herë pas here publikohen edhe studime të cilat na tregojnë se cila është mënyra më e mirë për të humbur peshë.

Por tashmë është e mundur të humbasësh peshë edhe përmes orës. Por si është e mundur?

Një studim britanik ka treguar se duke modifikuar oraret kur të konsumoni mëngjesin dhe darkën ju ndihmon të arrini peshën që dëshironi, të reduktoni kilet e tepërta.
Por çfarë këshillon studimi i radhës?

Duke konsumuar mëngjesin vonë dhe duke ngrënë darkën më herët rreth 90 minuta më parë ju mund të humbisni peshë. Një dietë e tillë mund të ndiqet për 10 javë dhe ju keni mundësinë të konsumoni ushqimet që përdorni si gjithnjë.

Sipas shkencëtarëve është e mundur që një orar i tillë të ndikojë pozitivisht në metabolizmin e individëve .

Ata kanë theksuar se duke kufizuar kohën kur jeni i lirë të hani shoqërohet edhe me një reduktim të ushqimit të konsumuar.

Një studim i tillë u realizua në Univeristetin Surrey, një projekt pilot i cili përfshiu disa persona dhe do të duhet të përsëritet në një numër më të madh njerëzish për të thënë me plot gojën se kjo është zgjidhja ideale për të humbur peshë.

“Por megjithatë një studim i tillë jep informacione të mjaftueshme për të kuptuar se mënyra sesi koordinojmë oraret e ngrënies kanë efekte pozitive në trupin tonë. Për më tepër reduktimi i yndyrave në trup na largon rrezikun e obezitetit dhe sëmudnjeve të tjera . prandaj oraret e vakteve që konsumojmë janë vitale për shëndetin tonë’ nënvizoi autori i kërkimit Jonathan Johnson.

Prandaj kur merrni hapin të mbani një dietë të caktuar kujdesuni që të respektoni edhe oraret.

Article Logic
Execution time: 0.0044980049133301