INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita kërkon ndërprerjen e seancës, Basha: Këtë Parlament do e pastrojë populli

Opozita kërkon ndërprerjen e seancës, Basha: Këtë Parlament do e pastrojë populli

Publikuar më: 12:07 31-01-2019

Opozita ka kërkuar ndërprerjen e seancës së sotme parlamentare pasi në sallë nuk është i pranishëm kryeministri Edi Rama.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha në një dalje të tij në foltore akuzoi kryeministrin se e ka kthyer Parlamentin në bodrum të krimit.
Për këtë ai e ftoi kryeministrin që të vinte në seancës për të diskutuar për dy rrugës zgjidhjesh të ofruar nga opozita. “Kjo seancë duhet ndërprerë dhe është një njeri që ka përgjegjësi e që e ka shëndeuar këtë Parlament në bodrum të krimit.
Sot nuk kemi temë më të rëndëishsme se sa si zgjidhet; ose përmes një qeverie kalimtare ose ndryshe këtë sallë duhet ta pastrojë populli shqiptar”, deklaroi Basha.

Ndërkohë, në datën 16 shkurt opozita ka paralajmëruar një protestë të madhe në kryeqytet. Skenari final ende nuk është vendosur, ndërsa ka zëra që kanë folur edhe për rrethim të Kryeministrisë. Kjo protestë do të jetë për largimin e Ramës nga kryesimi i qeverisë dhe propozimi i opozitës është krijimi i një qeverie kalimtare. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049