INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Opozita bllokon foltoren e kuvendit teksa Tahiri akuzon. Debatet e ashpra vijuan...[VIDEO]

Publikuar më: 14:15 02-02-2017

Në kohën kur Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u ngrit në foltoren e parlamentit dhe hodhi akuza ndaj opozitës se po pengon Reformën në Drejtësi deputetët e PD u ngritën në këmbë në përpjekje për bllokinin e senacës.

Tahiri tha se kjo që ndodh në këtë sallë është shembulli më i mirë i Shqipërisë së fjalëve përballë asaj që ndodh jashtë këtyre mureve që është Shqipëria e punës, që ka të bëjë me njerëz të vërtetë. 

Ndërsa Berishës iu drejtua kështu:“Mirësererdhe shembulli më ekzemplar i këtij parlamenti për shpifje, por bëmë baba të të ngjaj, thuaji djalit të përgjigjet në komisonin hetimor se çfarë ka bërë nën lëkurën tëndë. Shko jep llogari dhe lërë tët bir të japë llogari. Shkoni paraqituni në prokurori nëse doni realisht të ndërtoni një Shqipëri të mirë. Kjo sallë ndahet në dysh vetëm për shkak të drejtësisë, këtu ka një gjysëm që nuk do reformën në drejtësi dhe një gjysëm që e do reformën në drejtësi.”

Po në këtë moment demokratët nuk duruan më dhe e ndërprenë Tahirn e më pas në mbrojte ju doli aleati i tyre Vangjel Dule që tha se Kryeminisitri Rama është kundra Reformës në Drejtesi dhe se vetë Tahiri ushtron presion ndaj drejtësisë nën "petkun" e Ministrit të Brendshëm.
Menjëherë replikoi Tahiri duke i thënë: “Vangjel kjo Reforma në Drejtesi është vërtet kundër të pandershmve dhe po është e disa njerëzve të ndershëm kundër gjyqtarëve të korruptuar.”
Më pas e morri fjalën Sali Berisha duke akuzuar Ramën si bandit dhe lëshoi dhe akuza të ashpra kundrejt vëllait të tij Olsi Ramës me pretendimin se ai mbron persona që lidhen me trafikun e drogës.

Ndërsa për Ministrin e Brendshëm tha:"Tahiri është shtyllë e krimit!" 

Në debat u përfshi dhe deputeti Erjon Braçe që këtë herë e pati personale me Berishën.

Për më shumë ndiqni kronikën e In News...

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604