INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operohet Armando Sadiku, bën një gjest të madh nga spitali [FOTO]

Operohet Armando Sadiku, bën një gjest të madh nga spitali [FOTO]

Publikuar më: 18:50 05-10-2016

Padyshim mungesa më e rëndësishme e kombëtares sonë në këto dy ndeshje kualifikuese është bomberi Armando Sadiku, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjurin e majtë, ndërhyrje e cila fatmirësisht ka përfunduar me sukses. Sulmuesi kuqezi, tregon këmbën e fashuar, teksa me vigon në dorë bën një gjest të madh, pak minuta pas ndërhyrjes kirugjikale: Shqiponjën me duar, si për të na thënë se i mbështet shokët e skuadrës për këto ndeshje. Operacioni është kryer në një klinikë të Zvicrës.

Edhe pse pas operacionit, elbasanasi falënderon Zotin, por gjithashtu uron shokët e skuadrës në dy ndeshjet e radhës me Kombëtaren.

"Sapo mbarova !Operazione menisco mediale cdo gjë shkoi mirë, faleminderit Zotit! Tani fillon pjesa më e vështir pjesa e rekuperimit.. Edhe duhet shumë punë .Sigurisht që mua nuk më mungon vullneti për të punuar sepse çdo gjë që kam arritur deri sot, e kam arritur me punë me djers edhe sakrificë, sidomos në këto momento ku Albania ime ka nevojë për mua. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, edhe interesin që keni treguar për mua . Ju dua shumë ! Forca çuna në 2 ndeshjet e radhës", shkruan Sadiku në diçiturën e fotos.

Kujtojmë që Sadiku u grumbullua me Komëbtaren, por stafi mjekësor vendosi që ai mos të ishte i gatshëm për De Biazin, pasi shkalla e dëmtimit kërkonte menjëherë ndërhyrjen kirurgjikale.

Article Logic
Execution time: 0.0040619373321533