INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operacionet plastike, ekspertët zbulojnë sekretet e adoleshenteve

Operacionet plastike, ekspertët zbulojnë sekretet e adoleshenteve

Publikuar më: 15:55 29-06-2018

Nuk po ndalet mania për t’u dukur perfekte në pamje, ose për t’u bërë kopje e vipave edhe pse herë pas here mjekët ngrenë alarmin e një fenomeni i cili po prek gjithnjë e më shumë brezin e ri.

Kirurgët plastikë kanë vënë re se shumë vajza adoleshente para se të nisin vitin e ri shkollor fiksohen edhe më shumë tek ndërhyrjet kirurgjikale me tendencën për t’i ngjasuar sa më shumë idhujve të tyre.

Duke nisur nga buzët, gjoksi, specialistët vënë re se adoleshentet janë më të pritura t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale gjatë stinës së verës.

Ekspertët amerikanë shpjegojnë se vajzat e reja me kalimin e kohës po kërkojnë më shumë ndërhyrje në fytyrën e tyre dhe kjo vjen si rezulat i një miksimi mes fenomenit të bulizmit dhe influencës që kanë shumë prej personazhe të famshëm të televizionit dhe rrjeteve sociale.

Kirurgët kanë vënë re se adoleshentet shohin fotot e personave të famshëm të cilat paraqiten sikur janë natyrale, dhe të rejat ndizen nga dëshira për t’i kopjuar sikurse ka ndodhur me fenomenin e vajzave Kardashian të cilat shihen si modele bukurie.

Madje të rinjtë nxiten të përdorin edhe metoda shtëpiake për t’u ngjasuar vipave dhe si rezultat pësojnë edhe dëmtime.

Mjekët shprehen se trendet ndryshojnë por shenjat që mbeten në fytyrë janë të përjetshm duke dhënë mesazhin se pamja në instagram nuk ëhtë shumë e rëndësishme.

Ata shpjegojnë se ka shumë arsye se përse të rinjtë duhet t’i shmangin ndërhyrjet plastike. Ndër të parat nënvizohet fakti se trupi i tyre ende nuk është gati.

Dhe ndër të tjera truri adoleshënteve nuk është aq i zhvilluar për të kuptuar të gjitha risqet e operacioneve plastike.

Për më tepër të rinjtë zgjedhin ndërhyrjet duke u bazuar vetëm tek emocionet e momentit pa menduar në pasojat që mund të kenë në të ardhmen.

Article Logic
Execution time: 0.0031099319458008