INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olsi i 'Big Brother' për izolimin: Jo për fajin tim. Ja çfarë më tha nipi [VIDEO]

Olsi i 'Big Brother' për izolimin: Jo për fajin tim. Ja çfarë më tha nipi [VIDEO]

Publikuar më: 12:21 01-04-2018

Olsi Klosi, një nga personazhet më të komentuar nga “Big Brother” ishte i ftuari i moderatorit Ermal Peçi në programin “Një kat më lart”. Jeta e tij brenda shtëpise së famshme por edhe e shkuara e tij rikthehet shpesh në median online ndërsa ai flet për herë të parë për izolimin që ka vuajtur para se të bëhej pjese e ekranit shqiptar.

“Kam vuajtur 4-5 muaj, jashtë Shqipërisë. Je 23 orë i mbyllur brenda , 1 orë vetëm ajrosje. Unë nuk vuajta për arsyet e mia. E vetmja gjë që do mbesi pishman, nuk ishte për arsyen time. Kur dola jashtë e lashë me kaq, mos ta gjejnë nga unë, ta gjejnë nga të tjerët” – tha Olsi

Ermali vijoi ta pyes për këtë periudhë të jetës së tij, duke dashur të kuptoj gjendjen psikologjike të Olsit ato muaj. Ai i tregoi se nuk mendonte shumë për pjesën jashtë pasi mërzitej shume, aq më tepër që s’kishtë asnjë mundësi për të folur me familjarët. Librat dhe ushtrimet fizike, duket se ishin shoqeruesit e tij. Teksa Olsi foli per nipin e mbesën, kujtoi i emocionuar daljen pas burgut dhe kërkesën e nipit që të mos largohej më kaq gjatë.

Si ndihet Olsi sot kur për ta mërzitur i përmendin izolimin? E vuan këtë pjesë? Zbuloni më shumë pas minutës së 14-të të intervistës në “Një kat me lart”.

Article Logic
Execution time: 0.0032961368560791