INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olsi hedh pas krahëve ndarjen nga Fjorentina, kujt i thotë: Pasuria për mua je ti...[FOTO]

Olsi hedh pas krahëve ndarjen nga Fjorentina, kujt i thotë: Pasuria për mua je ti...[FOTO]

Publikuar më: 20:48 17-01-2018

Olsin dhe Fjorentina, ishin një nga çiftet më të komentuar të Big Brother, të cilët dashurinë e tyre e filluan edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por nuk zgjati shumë. Pas ndarjes, ata janë shprehur janë vetëm miq, por jo rrallë herë kemi parë ngacmime e thumba në rrjetet sociale të tyre.
Mirëpo Olsi shpesh herë është pëfolur për lidhje me vajza të ndryshme, por nuk është se i ka konfirmuar ndonjëherë.
Por mesa duket këtë radhë diçka shumë serioze po ndodh me jetën e tij sentimentale. Olsi ka publikuar disa video në ‘InstaStory’, në sfond të të cilave kishte vendosur muzikë romantike dhe i ka shoqëruar me disa ‘emoji’ zemra.
Kënga e Alar Band është shumë e bukur, sidomos teksi ku thuhet: “Më prano kështu siç jam, pasuria për mua je ti! Unë të dua dhe ti mirë e di!”
Kujt po ia dedikon vallë?

olsi.png

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172