INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olsi Bylyku imiton në mënyrë perfekte Noizyn, do shkriheni së qeshuri! [VIDEO]

Olsi Bylyku imiton në mënyrë perfekte Noizyn, do shkriheni së qeshuri! [VIDEO]

Publikuar më: 12:21 03-08-2019

Olsi Bylyku është një nga aktorët më të dashur të humorit në Shqipëri, karierra e të cilit ka njohur një sukses të jashtëzakonshëm.

Por, njëkohësisht Olsi ka ndjekur edhe pasionin e tij të madh për muzikën. Ai ka publikuar deri më tani mjaft projekte dhe në bashkëpunime me emra të njohur të estradës shqiptare.

Prej disa kohësh kanë nisur xhirimet e filmit më të ri “Falco”, të aktorit të njohur humoristik, producent dhe skenarist, Bes Kallaku, ku shumë shpejt do e shohim të përfunduar.

 

rrg.JPG

Mbrëmjen e kaluar, stafi është mbledhur i gjithi dhe kanë festuar së bashku, ku nuk munguan videot e atmosferës të shpërndara në llogaritë e tyre sociale. Aktorët e humorit i kanë shtuar hijeshinë atmosferës duke i bërë të gjithë për të qeshur nga batatu nga më qesharaket si dhe duke imituar personazhe të tjerë.

staf.JPG

Por momenti më i veçantë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ishte ai i Olsi Bylykut, i cili ka imituar reperin e njohur shqiptar Noizy në mënyrë perfekte, ndërkohë që Sara Kolami e ka xhiruar këtë moment qesharak.

 

68547779_115729059753046_8680044246724461212_n from sonila on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.004565954208374