INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olsi Bylyku është më i dashuruar se kurrë, por fiksimi i tij paska qenë kjo moderatore shqiptare: Ahh kjo është për nuse! [FOTO]

Olsi Bylyku është më i dashuruar se kurrë, por fiksimi i tij paska qenë kjo moderatore shqiptare: Ahh kjo është për nuse! [FOTO]

Publikuar më: 10:12 11-06-2019

Olsi Bylyku është një nga aktorët më të dashur të humorit në trojet shqiptare. Edhe pse mjaft i ri, ai i’a ka dalë që në skenë të prodhojë të njëjtin kualitet të qeshurash si kolegët e tij që kanë vite në këtë profesion. Së fundmi ai ka bërë publike romancën e tij me një vajzë shumë simpatike të quajtur Egli dhe ata duken më të dashuruar se kurrë. Por para pak kohësh fiksimi i Olsit paska qenë moderatorja shqiptare Nevina Shtylla.

Së fundmi, në rubrikën "B.E Caffee" ka qenë i ftuar këngëtari i njohur dhe miku i tij shumë i mirë Lorenc Hasrama dhe gjatë intervistës një nga pyetjet më pikante për dy djemtë ishte: ‘Cila është vajza më e bukur mes dhjetëra bukurosheve të shoëbiz-it’.

Pasi panë njëri-tjetrin në sy, Olsi dhe Lorenci buzëqeshën dhe pranuan se pëlqenin të njëjtën vajzë. “Thuaje, thuaje! Do ta thuash ti apo ta them unë?”, i tha aktori Lorencit i cili ja ktheu: "E ke fjalën për atë që mendojmë të dy?” “Po”, përgjigjet me të qeshur Olsi.

“Shikonim në Instagram këto vajzat e shoëbiz-it dhe kur dilte Nevina Shtylla, thoshim: “Ah, kjo është për nuse…”, ka përfunduar Lorenci.

has.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583