INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Ohh çfarë çifti! Lindi performon “live”, shihni si e mbështet Venera [VIDEO]

Ohh çfarë çifti! Lindi performon “live”, shihni si e mbështet Venera [VIDEO]

Publikuar më: 11:12 07-12-2017

Venera Lumani dhe Lind Islami janë një ndër çiftet më simpatikë dhe shumë të dashur për publikun shqiptar. Historia e tyre e romancës nisi në television, pikërisht te “The Voice of Albania” dhe çdo ditë e më shumë na tregojnë se janë shumë të dashuruar.  Ata janë të lidhur bashkë jo vetëm nga dashuria dhe bashkëjetesha, por edhe nga pasioni për muzikën.
Mbrëmjen e kaluar u zhvillua nata e parë gjysmë finale e festivalit “Kënga Magjike” dhe një nga këngëtarët që çoi në këmbë publikun e shumtë ishte Lindi Islami.  Kënga e tij “Problem” është një nga këngët më të bukura të spektaklit, por me siguri personi që e pëlqen më shumë atë, është anëtarja e jurisë, e dashura e tij, Venera Lumani.
Teksa Lindi performonte live, Venera e ka shoqëruar këngëtarin duke kënduar nga salla, madje ka postuar edhe një video në Instagram ku e quan Lindin, krenari.

Article Logic
Execution time: 0.00399994850159
array(1) { ["section"]=> string(76) "ohh-cfare-cifti-lindi-performon-live-shihni-si-e-mbeshtet-venera-video-44202" }