INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Off record” në Kuvend. Demokratët thurin plane, Rama përgjigjet online

“Off record” në Kuvend. Demokratët thurin plane, Rama përgjigjet online

Publikuar më: 17:06 12-10-2017

Edhe këtë të premte demokratët kanë bllokuar për 5 orë me radhë punimet e kuvendit. Por IN Tv ka mundur të sigurojë disa pamje të seancës plenare, në kohën kur demokratët qëndronin në sallë dhe nuk lejonin zhvillimin e seancës, pasi akuzuan kryeministrin se fyeu liderin historik të demokratëve Sali berisha. Deputetët demokratë duket se e kanë shfrytëzuar këtë moment për të biseduar në këmbë me njëri tjetrin. 

Ndërkohë deputeti Flamur Noka ka zgjeruar mbështetjen në kuvend. Përveç deputetëve demokratë në sallën e kuvendit një grup studentësh , që po ndiqni nga afër punimet e parlamentit, kanë duartrokitur deputetin demokrat, IN Tv sjell pamjet ekskluzive.
Për 5 orë me radhë demokratët mbajtën të bllokuar kuvendin ndërsa në bashkëpunim me LSI ata kërkuan përjashtimin e Kryeministrit Edi Rama me akuzën se shkeli rregulloren e kuvendit. Por i qetë në zyrën e tij, kryeministri Rama i ka përcjellë këtë mesash opozitës.
Edi Rama
“Përsëri pushtohet foltorja e nderpritet puna e Kuvendit, sepse PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve dhe di vetëm e lagu s’e lagu⛈?”
Ndërsa deputetët demokratët bllokojnë foltoren e kuvendit për 5 orë ish të përndjekurit nuk janë lejuar që të futen në grevë uroje. Ndërhyrja e policisë ua ka prishur atyre çadrën duke mos i lejuar që të futen në grevë urie në oborrin e institutit të ish të përndjekurve, përballë godinës së Parlamentit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037791728973389