INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS

OECD, Shqipëri aspak konkurruese në rajon! Ja pengesat...[VIDEO]

Publikuar më: 09:33 03-05-2018

Investitorët duhet të tërhiqen jo vetëm nga taksat e ulta, por dhe nga lehtësirat ligjore. Ky është rekomandimi i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, e cila ka publikuar raportin e fundit për Konkurrueshmërinë në Europën Juglindore, duke bërë një vlerësim për të paktën 17 kritere nga investimet e huaja tek shërbimet publike, çështja e antikorrupsionit, bujqësia, infrastruktura apo taksat. 

Komponenti ku vendi ynë paraqitet më dobët është sistemi gjyqësor, ku Shqipëria ka marrë një vlerësim 1.5 pikë dhe po kaq edhe Bosnja. Ndërkohë që të katërta vendet e tjera janë dukshëm më mirë. Serbia dhe Malin e Zi, janë performueset më të mira.
Në vendin tonë problem mbeten shpronësimet dhe së bashku me Bosnjën renditemi të fundit në rajon për çështje të pazgjidhura në lidhje me pronat. Në këtë tregues, Shqipëria dhe Bosnja kanë marrë 3.5 pikë, ndërsa më mirë parqiten Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe kryeson Serbia, që ka regjistruar vlerën 4. Një komponent tjetër i rëndësisishëm është promovimi i investimeve dhe lehtësimi i barierave për ta. Për këtë çështje Shqipëria ka marrë 2.5 pikë, duke u renditur në mes të shteteve të rajonit.
Ndërsa për iniciativat për investimet vendi ynë renditet përkrah Bosnjës dhe Kosovës me 2 pikë, kurse shtetet e tjera na i kalojnë.
Për të gjitha komponentët pikët maksimale të caktuara nga OECD janë 5, por në të gjitha çështjet asnjë shtet i rajonit nuk i ka kapur.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0012168884277344
    array(1) { ["section"]=> string(58) "oecd-shqiperi-aspak-konkurruese-ne-rajon-ja-pengesat-57110" }