INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
O i marrë njeri!

O i marrë njeri!

Publikuar më: 11:25 04-12-2017

Nga Ida Nurçe

Jo o i marrë, jo. As ti nuk do jetosh përjetë! Më dëgjove shumë mirë, nuk jetoi askush përjetë dhe sigurisht nuk do e bësh as ti.

Përse gjithë kjo mani e madhe për pasurinë, për fasadën, për të dukshmen?! Përse e gjithë kjo luftë për të pavlefshmen?! Përse e gjithë kjo sakrificë për atë që nuk do mundet ta blejë kurrë lumturinë e vërtetë?!

Jo o i marrë, jo. Jo dhe jo, sepse lumturia e vertetë ndodhet këtu, në kraharor, në krah të majtë. Ndodhet në atë që njerëzia e quan zemër, kurse unë e quaj shpirt. Aty është lumturia o i marrë.

Pasuroje këtë zemër dhe do jesh sulltan, i vetes tënde dhe i të tjerëve që ke përreth! Mbushe këtë enë, që kaq të zbrazur e ke! Mbushe me dashuri dhe pastaj hajde fol me mua dhe poo, do flasim edhe për pasurinë! Por shko mbushe njëherë!

Ahhh, ku do e mbushësh?! Provo ta mbushësh njëherë me pasurinë që lufton aq shumë ta vesh kamar! Ose provo ta mbushësh me ato salltanetet që kaq shumë të kanë sunduar trurin!

Jo, mos më pyet, se si mundet që kjo lloj pasurie të të mbushë zemrën me dashuri, sepse nuk e di! Kam qenë gjithmonë fanse e dashurisë dhe nuk të ndihmoj dot te kjo pjesë. Jam një nxënëse e ngelur te kjo lëndë.

Por mundem të të jap një këshillë; gjeje veten njëherë! Baza e jetës është të gjesh veten, ta njohësh dhe të vendosësh se çfarë do të bësh me të! Pastaj merru me të tjerët, që të mbushësh dhe zemrën me dashurinë, që sjell vetëm lumturinë!

Ehhh o i marrë... Sa shumë luftuan për dashurinë... sa shumë u shkrua për të dhe kurrë nuk u përmend pasuria si ndjenjë, sepse nuk mundet të jetë.

Falenderojmë Ida Nurçe për shkrimin e publikuar në intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0032320022583008