INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxitoni, erdhi horoskopi javor sipas Oscar Cainer (16 tetor- 22 tetor). Kjo shenjë do zbulojë një sekret të rëndësishëm!

Nxitoni, erdhi horoskopi javor sipas Oscar Cainer (16 tetor- 22 tetor). Kjo shenjë do zbulojë një sekret të rëndësishëm!

Publikuar më: 11:35 16-10-2017
Sipas  astrologut të njohur ndërkombtarisht Oscar Cainer, ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë.
Sipas tij këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje. Shpresojmë të informoheni në mënyrën më të mirë.
 
1. Dashi
Një sekret i cili është mbajtur për kaq shumë kohë, do të zbulohet.  Ndërsa Mërkuri kundërshton Uranin, përpara se të lëvizë për të ndryshuar shenjat dhe të bashkohet me Jupiterin, nuk do të mundni ta zbuloni direkt këtë sekret kaq të rëndësishëm. Intuita juaj është e fuqishme. Nëse keni  një mendje të hapur, do jeni në gjendje t’i sistemoni mirë gjërat.
2. Demi
Mosmarrëveshjet janë të pashmangshme për këtë javë. Megjithatë, kur shihni  njerëzit duke argumentuar, i gjykoni për t'i bërë ata të papërshtatshëm. Ndërsa Venusi kthehet në shtëpinë e tij, është koha të jeni  më të kujdesshëm në sektorin e dashurisë. Për të dalë në përfundime është akoma herët, prandaj bëni kujdes.
3. Binjakët
Jeta është një dhuratë e çmuar. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kohën. Duhet të jeni të kujdesshëm që të mos bëheni shumë analitikë. Çdo ditë, ka raste kur nuk e vlerësojmë bukurinë e botës sonë. Diçka e rëndësishme po ndodh në jetën tuaj. Mos i nënvlerësoni dhuratat që ju ofrohen.
4. Gaforrja
Ju jeni të sigurt për drejtimin që po ju merr jeta. Këtë javë do t’ju duhet të rishikoni ngjarjet që po ju ndodhin, prandaj  mos u frikësoni. Do të ndryshojë mënyra se si shikoni veten dhe moshën tuaj. Ju nuk e keni te nevojshme të bëni atë që zakonisht bëni.
5. Luani
Ka diçka që duhet të thuash. Por çështja nuk ka të bëjë me gjetjen e personit të duhur për të biseduar me të, por nësë jeni të interesuar për këtë temë. Nëse jeni të aftë këtë javë, ju mund ta zgjidhni me lehtësi dhe me shpejtësi. Do të jetë më e lehtë se sa e mendonit.
6. Virgjëresha
Ju mendoni se duhet të shpërbleheni shumë mirë për përpjekjet tuaja.
Ndoshta ekziston një forcë tjetër për t’ju  ndihmuar në formësimin e jetës suaj dhe t’ju udhëheqë në rrugën tuaj.  Tani për tani, është koha për të krijuar në një të ardhme të mirë.
7. Peshorja
Këtë javë do të largoni  mendimet dhe problemet tuaja të përditshme. Ka një shans që mund ta merrni. Këtë javë, ndërsa Venusi futet në shenjën tuaj, ëndrra mund të bëhet pjesë e realitetit tuaj. 
8. Akrepi
Duhet të jeni më pranues, ndaj mënyrës sesi të tjerët veprojnë në jetën e tyre.
Këtë javë, ju do të filloni të jeni më pak paragjykues. Do keni shumë më pak kontroll mbi të tjerët sesa supozoni. Ju jeni një karakter enigmatik dhe atraktiv. Por, këtë javë mund të bëheni më të fortë.
9. Shigjetari
Shenja juaj simbolizohet  këtë javë nga një forcë e të luftuarit  për sukses. Ndërsa Venusi shkon në peshore, mund të shqetësoheni  për mënyrën se si perceptohet një marrëdhënie. Këtë javë do jeni pak të lëkundur në lidhje me marrëdhënien tuaj, por nuk është diçka serioze.
10. Bricjapi
Ju keni më shumë ndikim sa mendoni. Fshehur në librin tuaj të adresave, ju keni një kontakt kozmik, me fuqi mbresëlënëse. Këtë javë, engjëlli i kujdestarit është në lëvizje. Nëse je i qartë për atë që dëshiron të bësh, mund ta bësh.
11. Ujori
Ka diçka që peshon në ndërgjegjen tuaj. Por, vërtetë I detyroheni dikujt një shpjegim?!Nëse doni ndihmë, ju mund të komunikoni lehtësisht. Në ngushëllim të momentit, ndonjëherë harroni të shpjegoni vendimeve tuaja. Mundohuni të thoni disa fjalë të mira.
12. Peshqit
Keni nevojë për kualifikimet e duhura për të qenë aty ku dëshironi. Për t’u kualifikuar, duhet të jeni kreativ, i mençur dhe i hapur për ide të reja. Së shpejti do të përgjigjesh pozitivisht. Këtë javë, besimi juaj  për të arritur atë që doni është në rritje.
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0035991668701172