INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nxënësit shqiptarë me nivel më të ulët dijesh se mesatarja e botës[VIDEO]

Publikuar më: 17:09 27-11-2017

Nxënësit shqiptarë rezultojnë nën nivelin mesatar sa i përket dijeve që marrin në shkolla. Një raport i fundit i OECD për edukimin e të rinjve dhe aftësitë e tyre mësimore në shkenca ka marrë në studim 125.000 nxënës, 15-vjeçarë nga 52 vendeve. Sipas kategorive, performanca në lëndët shkencore është më e ulët se sa mesatarja e vendeve të OECD. Ndërsa në lexim, janë thujase në nivelin mesatar. Sipas gjinisë vajzat janë shumë më të mira në mësime se djemtë madje dhe për të punuar në grup së bashku për të zgjidhur problemet. Mesatarisht në të gjithë vendet vajzat kanë 1.6 herë më shumë gjasa se djemtë të zgjidhin problemet dhe të lexojnë më mirë, por dhe të jenë bashkëpunuese thënë ndryshe djemtë kanë 1.6 herë më shumë gjasa se vajzat të kenë arritje të ulta. Vendet me nxënësit me nivel më të lartë janë ata të Japonisë, Finlandës në Evropë, Kanadasë, por dhe ata të Amerikës së Veriut dhe kontinentit Australian.

Një tjetër gjetje pozitive ishte dhe ajo për nxënësit që ndjekin mësimet e edukimit fizik ose luajnë sporte në përgjithësi. Ata kanë një qëndrim më pozitiv në sjelle dhe janë bashkëpunëtorë, pra ndihmojë nxënësit e dobët.

Article Logic
Execution time: 0.0039348602294922