INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxehet këngëtarja shqiptare! I ka dy fjalë për këtë portal shqiptar[FOTO]

Nxehet këngëtarja shqiptare! I ka dy fjalë për këtë portal shqiptar[FOTO]

Publikuar më: 12:52 01-03-2018

Ashtu siç e thonë edhe parimet e gazetarisë, media duhet të jetë e paanshme dhe të ketë burime të sigurta në krijimin e një lajmi.

Por jo gjithmonë ndodh kështu. Në vendin tonë ka nga edhe nga ato portale që dashur pa dashur ndonjëherë i harrojnë parimet bazë të profesionit të gazetarisë dhe për disa klikime më shumë shkruajnë edhe për ngjarje që nuk janë realisht të vërteta.

Për Vip-at të gjithë janë të interesuar të shkruajnë pasi publiku është i interesuar të informohet për jetën e tyre.

Një shkrim i Tirana Post ka ngjallur reagimin e këngëtares Ronela Hajati e cila shprehet kundër vërtetësisë së këtij lajmi.

Bëhet fjalë për një situatë kur Ronela ka qenë e ftuar në një emision gatimi, e ka lexuar si një kunjë për këngëtaren e njohur Elvana Gjata.

“Që Ronela ësht babaxhene kur vjen fjala për të shprehur gjërat ashtu si vijnë, e dinim, ndaj fjalia e thënë në ‘Kush vjen për drekë’, mund të mos jetë dhe aq naive sa duket. Ngjan si kunj ndaj Elvanës”, shkruan portali.

Ronela Hajati ka komentuar në postimin që ky portal ka bërë në Instagram duke i lënë të gjithë të besojnë se kemi të bëjmë me një fake-news.

“Keni mërdhif!”, shkruan Ronela në postimin e Instagramit.

dty_e56.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039181709289551