INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Numri 2 i NATO-s thotë fjalët më të mira për Tiranën: Sheshi ''Skënderbej'' i mrekullueshëm [FOTO]

Numri 2 i NATO-s thotë fjalët më të mira për Tiranën: Sheshi ''Skënderbej'' i mrekullueshëm [FOTO]

Publikuar më: 22:51 14-12-2018

Zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller po realizon një vizitë zyrtare në Shqipëri ku është takuar me autoritet e larta. Pas takimeve dhe deklaratave të fokusuara në angazhimin e Shqipërisë në Aleancë dhe situatën në rajon, numri dy i Aleancës së Atlantikut të Veriut ka vlerësuar edhe kryeqytetin, Tiranën.

Gottemoeller ka postuar në profilin e saj në Tëitter një foto nga dhoma e hotelit ku shihet pamja e bukur e sheshit “Skënderbej”.

“Shumë e lumtur që jam në Tiranë: foto e mrekullueshme nga Sheshi “Skënderbej”. Shqipëria di si të dekorohet për ditët e festave”, shkruan Rose Gottemoeller bashkangjitur fotos dhe nuk ka harruar të vendosë flamurin shqiptar.

nato.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030128955841064