INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk zgjati shumë! Ndahen çifti i njohur i “Big Brother” [FOTO]

Nuk zgjati shumë! Ndahen çifti i njohur i “Big Brother” [FOTO]

Publikuar më: 19:17 10-08-2017

Dukeshin të lumtur por në të vërtetë nuk zgjati shumë! Pas shumë spekulimesh lart e poshtë, lidhja mes çiftit të finalistëve të “Big Brother Albania 9” mori fund.

Janë vetë Olsi dhe Fjorentina ata që e kanë konfirmuar këtë lajm me atë të postimeve në Instastory, ku kanë uruar njëri-tjetrin.

 “Falenderoj të gjithë fansat për mbështetjen. Në jetë jo të gjithë njerëzit janë njësoj dhe mendojnë ose dashurojnë njësoj. Të paktën pranoj realitetin. Nga ky moment unë dhe Fjori nuk jemi bashkë.”-shkroi Olsi duke shokuar ndjekësit. Megjithatë, ai është kujdesur të sqarojë se ndarja nuk ka ardhur për shkak të një personi të tretë, siç është diskutuar kohët e fundit. Sa për sqarim nuk ka lidhje se është dikush në mes por thjesht disa mosmarrëveshje me njëri-tjetrin na bënë të marrim këtë vendim.”-shkruan ai duke i uruar më pas lumturi ish-partneres.

Gjithësesi i uroj më të mirat e kësaj bote kudo që të jetë dhe do jem aty kur të kesh ndonjë problem, unë do të jem i pari... Uroj të jesh mirë gjithmonë.”- përfundoi postimi i Olsit.

Ndarja e çiftit gjithashtu është konfirmuar edhe nga vetë Fjorentina e cila ka shkruar.

“Të dashur miq, me keqardhje ju them se unë dhe Olsi nuk jemi më bashkë. Po shkruaj dhe po deklaroj duke qenë se ju keni qenë ata që na keni mbështetur në tërë këtë kohë dhe keni pasur besim te mua dhe te ai. Faleminderit për çdo gjë.”

Deklarata e saj sigurisht që ka nxitur pyetje të shumta tek ndjekësit në lidhje me arsyet e ndarjes, gjë që e ka detyruar Fjorentinën të bëjë edhe një postim të dytë ku shkruan: “Ju lutem, çfarë kisha për të sqaruar e sqarova. Nuk dua të sqaroj njeri tjetër në chat. Faleminderit për mirëkuptimin dhe besimin që keni pasur te mua.”

Article Logic
Execution time: 0.0034961700439453