INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Nuk vritet si qen koka e bandës''/ Flet vëllai i Admir Murataj: Pasuria është sekuestruar para 2 vitesh, kjo bëhet për show!

''Nuk vritet si qen koka e bandës''/ Flet vëllai i Admir Murataj: Pasuria është sekuestruar para 2 vitesh, kjo bëhet për show!

Publikuar më: 10:20 12-04-2019

Vëllai i Admir Murataj, Aleksandër Murataj ka folur nga burgu 313.
Aleksandër Murataj akuzohet për grabitjen e 2017-ës në Qafë-Kashar.

Murataj shprehet se pasuria e tij dhe e vëllait të tij Admir Murataj është sekuestruar që në momentin që ai ka hyrë në burg.
''Vëllain kam vite që nuk e kam takuar. Më kanë arrestuar se kisha shkuar te shtëpia e vëllait. Sekuestrimin e pasurive e kanë bërë kur më kanë arrestuar mua para dy vitesh, këto të tjerat i nxjerrin gazetarët për të bërë show, ose ndonjë i paguar.

Kam 2 vite në burg më mbajnë kot. Dua të marr pjesë në varrimin e vëllait tim por s' më thonë as po as jo, nuk më japin përgjigje', u shpreh Aleksandër Murataj.

Përsa i përket vëllait të tij, ai pretendon se Admiri nuk ka qenë organizatori i grabitjes në Rinas.

'Të jesh organizator e të vritesh nuk është normale. Një organizator nuk vritet me plumb e nuk lihet nëpër rrugë.
Është djalë nëne, ka shpirt nuk nxirret foto sikur është qen i rrugëve. Dikush e ka çuar atje, s' mund të vjedhësh 10 milionë euro nëqoftëse nuk të çon dikush aty', tha në një telefonatë për Report Tv, Aleksandër Murataj.

Article Logic
Execution time: 0.003093957901001