INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk qenka shtatzënë?! Pas Turit edhe Orinda Huta largohet për në “Klan”? Zbulojeni çfarë thotë ajo: Turi u largua sepse...[FOTO]

Nuk qenka shtatzënë?! Pas Turit edhe Orinda Huta largohet për në “Klan”? Zbulojeni çfarë thotë ajo: Turi u largua sepse...[FOTO]

Publikuar më: 17:34 03-06-2018

Çfarë po ndodh, Turi dhe Orinda sërish bashkë?!

Dyshen e njohur Turjan Hyska dhe Orinda Huta, prej vitesh i kemi parë të moderojnë emisione të ndryshme në televizionin ‘Vizion Plus’, por u tha se çifti i njohur nuk mund të qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe për këtë arsye ata mund të largohen të dy drejt televizionit Klan.

Prej disa muajsh në media u evidentua fakti se Turjan Hyska do të marrë postin e drejtorit ekzekutiv në këtë televizion të Aleksandër Frangajt, duke u larguar në këtë mënyrë nga ‘Vizion Plus” dhe në mediat online qarkulloi lajmi se edhe Orinda do të ndjekë hapat e bashkëshortit të saj.

Moderatorja simpatike, ka folur për herë të parë rreth largimit të bashkëshortit të saj, Turjan Hysko nga televizioni “Vizion Plus” dhe iu ka dhënë fund zërave për një largimin e saj në “TV Klan”.

Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”, për një largim të mundshëm të saj Orinda u shpreh se “nuk di gjë” për punën e saj të re në një televizion tjetër. Jo vetëm kaq, por ajo tha se “është rehat” në televizionin ku është pasi aty është fytyra kryesore e “Vizion Plus” dhe “Tring”.

 

inda.jpg

Moderatorja simpatike tregoi për herë të parë edhe arsyet e largimit të Turit nga “Vizion Plus”. Ajo tha se pas 14 vitesh punë në këtë televizion Turi u largua pa inate dhe ishte një vendim i tij tek i cili ajo nuk kishte ndikuar fare.

“Unë nuk ndikoj fare tek ai. E mbështeta vendimin e tij. Kishte ardhur koha të ndryshonte ambient. Edhe sepse po shkon drejt një televizioni më të madh siç është ‘Klani’, është diçka shumë e mirë për të.”, u shpreh Orinda.

Në fund të kësaj interviste Orinda foli edhe rreth shtatzënisë së saj, duke thënë se këto lajme nuk janë të vërteta dhe tregoi që barku i saj nuk është i rrumbullakosur sikurse përflitet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277