INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pritej, tronditet Portugalia! Pak orë para ndeshjes me Spanjën, Cristiano Ronaldo dënohet me 2 vite BURG, çfarë ka ndodhur? [FOTO]

Nuk pritej, tronditet Portugalia! Pak orë para ndeshjes me Spanjën, Cristiano Ronaldo dënohet me 2 vite BURG, çfarë ka ndodhur? [FOTO]

Publikuar më: 18:08 15-06-2018

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund gjyqit për për evazion fiskal duke arritur një marrëveshje me Thesarin e Shtetit të Spanjës. Burime të “El Mundo” raportojnë se portugezi ka pranuar para Agjencisë Tatimore katër vepra fiskale, ç’ka nënkuptojnë 2 vite burg.

Si rrjedhojë, për t’i shpëtuar hekurave, 33-vjeçari ka pajtueshmërinë për të paguar 18.8 milion euro për krimet e kryera. Marrëveshja përkthehet në një zvogëlim të konsiderueshëm të mashtrimit, që Thesari i Shtetit i atribuonte fillimisht atij, 14.7 milionë euro, dhe më në fund e uli atë në 5.7 milionë euro.

Me këtë marrëveshje, së cilës i mungon vetëm firma e drejtorit të ri të Agjencisë Tatimore, Ronaldo mbyll të gjitha problemet e tij fiskale, si nga ana kriminale, edhe administrative. Sigurisht, ka ende një çështje për t’u diskutuar. Cristiano Ronaldo dëshiron që dy vitet burg të zëvendësohen me gjobë, duke mos dashur të ketë një problem të natyrës penale në CV e tij njerëzore dhe profesionale.

naldo.png

Më shumë në këtë kategori: « Alisson Becker transferohet tek RMA ?
»
Article Logic
Execution time: 0.0041091442108154