INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pritej! Klea Huta lë Klanin për Top Channel? Zbulojeni tani! [FOTO]

Nuk pritej! Klea Huta lë Klanin për Top Channel? Zbulojeni tani! [FOTO]

Publikuar më: 19:39 12-06-2018

Ajo është një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar dhe shumë e pëlqyer nga publiku. Jo vetëm shumë simpatike, por Klean e kemi parë edhe në shumë profesione të ndryshme si moderatore, aktore e këngëtare së fundmi, ku pak kohë më parë publikoi këngën e saj të re “Bla Bla Bla” që u prit mjaft mirë nga publiku.

Prej vitesh e kemi parë në Klan duke drejtuar spektakle të ndryshëm, mirëpo mesa duket rikthimi i saj si moderatore do jetë në Top Channel.

Sipas burimeve pranë ‘Blitz.al’ është mësuar se Klea do të prezantojë një emision të ri në Top Channel i cili do ti dedikohet personazheve shqiptar që janë bërë të njohur jashtë vendit. Në fillim u përfol se këtë emision do e prezantonte motra e këngëtarit Dren Abazi, Rina, por siç duket Top Channel ja ka besuar Kleas.

Sipas burimeve ky emision do të përbëhet nga 12 puntata ku do intervistohen 12 personazhe të njohur të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, për këtë arsye stafit do t’i duhet të udhëtojë në vende të ndryshme të botës si Amerikë, Angi etj. Ndër të tjera pjesë të këtij emisioni do të jenë Emina Cunmulaj, Angela Martini, Ermonela Jaho etj.

Klea nuk e dimë se sa e vërtetë është, por po presim përgjigjen tënde!

mag.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0041599273681641