INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pritej! Dy këngëtaret shqiptare 'bashkojnë forcat' me këtë duet! [FOTO]

Nuk pritej! Dy këngëtaret shqiptare 'bashkojnë forcat' me këtë duet! [FOTO]

Publikuar më: 18:20 07-11-2018

Zbulohet surpriza!

Anxhela Peristeri është padyshim një nga këngëtaret më të dashura dhe një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare. Tashmë pas 17 vitesh karrierë, ka ardhur momenti që Anxhela Peristeri pas një reflektimi të gjatë artistik, të vijë për publikun shqiptar me një koncert recital, 'REFLEKTIM'. Ky koncert do të mbahet më 15 Nëntor, ora 20:00 tek Qendra Kulturore, Katedralja Ortodokse, ku do të përfshijë gjithë repertorin e saj muzikor, por nuk do mungojnë surprizat në këtë koncert. 

Tashmë inlife.al ka zbuluar se në këtë koncert do të ketë tre të ftuar specialë Erik Lloshi, Off Chestra dhe Elhaida Dani. Një ndër surprizat e koncertit do të jetë dueti i Anxhelas dhe Elhaida Danit, ku dyshja pritet të performojnë këngën e famshme të Peristerit, 'Prape do t'i lutem'. Këngë kjo e cila u projektua për të qenë duet, por kjo gjë nuk u realizua pasi kështu vendosi kompozitori i këngës asokohe. Por këtë herë Anxhela ka vendosur që ta sjellë sëbashku me Elhaida Danin këtë këngë në koncert dhe më pas Elhaida pritet të performojë në shqip, këngën e saj që shumë e preferuan, 'S'je më'./inlife.al/

ngjit12.png

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496