INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pritej! Albano dhe Ermali janë arsyeja e vërtete pse ai dhe Juli nuk flasin më sot? Gentian Zelenaj habit me përgjigjen e tij! [FOTO]

Nuk pritej! Albano dhe Ermali janë arsyeja e vërtete pse ai dhe Juli nuk flasin më sot? Gentian Zelenaj habit me përgjigjen e tij! [FOTO]

Publikuar më: 12:00 08-07-2018

Dy aktorët e njohur shqiptar, Jul Deda dhe Gentian Zenelaj vazhdojnë të mbeten "armiq". Pavarësisht se dikur kanë qënë të pandarë, marrëdhëniet e tyre u ftohën deri sa një ditë nuk folën më. Genti ka qëndruar në heshtje për një kohë të gjatë lidhur me këtë debat, por ai ka qenë i ftuar në emisionin "Thumb" ku dhe ka rrëfyer arsyet e sherrit të tij me Julian Dedën dhe largimin jo të mirë nga Vizion Plus.

Genti tregoi se pakënaqësitë kanë nisur në momentin që Ermal Mamaqi u largua nga “Apartamenti 2XL” dhe organizatorët e zëvëndësuan me aktorin Albano Bogdo. Ky zëvëndësim, nuk u prit mirë nga Genti, duke sjellë pakënaqësitë e para.

“Nëqoftëse një ditë do të ketë “SHBLSH” ata do jenë Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi. Askush tjetër. Sa herë që tentonin të fusnin Albanon mua më krijohej konflikt. U thoja SHBLSH-at lëri, krijo “Apartamentin 2xl” pse tenton t’i riparosh. SHBLSH-at kanë filluar nga zero. Është për tu habitur por nëse do kishim një material, SHBLSH-at e mësojnë të tre bashkë për çerek ore. Sepse është alkimi. Nuk krijohet por vjen për shkak të një pune shumë të gjatë.”- tregoi Genti.

g.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377