INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndalet sherri! Pas thumbimeve mes Taynës dhe Artës, menaxheri seksi është shkaku i tyre?! Zbulojeni tani [VIDEO]

Nuk ndalet sherri! Pas thumbimeve mes Taynës dhe Artës, menaxheri seksi është shkaku i tyre?! Zbulojeni tani [VIDEO]

Publikuar më: 10:15 09-09-2019

Tayna është padyshim një nga reperet që me suksesin e saj goditi si një meteor të gjithë tregun muzikor, duke arritur që vetëm në një kohë të shkurtër të krijojë hit-e të paharrueshme.

Me siguri të gjithë e mbani mend sherrin mes Taynës dhe Arta Memedit vitin e kaluar. Tayna në një postim në Instagram shkruante që tani e tutje ta thërrisnin "Njerka" pasi "Mami" po përdorej shumë. Arta reagoi duke i thënë Taynës "ti gjithmonë do të jesh e dyta".

-640-0-5d7382ba0a4b3.jpg

Sherri mes dy repereve u komentua shumë në media, por më pas për një kohë të gjatë Arta ra në qetësi. Sot ajo është rikthyer pas gati 1 viti duke publikuar këngën e saj më të re me titull "Shote Galica".

Fansat menjëherë kanë nisur të komentojnë se kënga e re e Artës është diss për Taynën.

-640-0-5d7382acec3a8.jpg

Në një pjesë të tekstit, nuk harron të përmendë menaxherin e saj, Rinor Hykollin, për të cilin ka thënë në intervista se ka qenë i dashuri i saj.

“Mos u shit kishe se din, se kush t’ka ty n’menaxhim Un e kom pas sigurim”.

Më pas, tekstin ia dedikon këngës së Taynës, të frymëzuar nga hitet latine.

“Un nuk jom latine Shqip po m’njeh kejt bota. Un nuk jom latine Shqip po m’njeh kejt bota. Ti nuk je latine ty nuk po t’njeh bota”.

Në fund fare, ajo i referohet sërisht lëvizjeve provokuese twerk që bën Tayna shpesh herë në klipet e saj dhe koncerteve.

“Hajde hajde nguce nguce. You side chick pse po gutesh. Twerk twerk luje luje, Se per qata po paguhesh.”- këto janë thumbet e saj për reperen Tayna, e cila akoma nuk ka reaguar për këtë gjë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941