INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndalen protestat e jelekëve të verdhë, blindohet Parisi

Nuk ndalen protestat e jelekëve të verdhë, blindohet Parisi

Publikuar më: 13:26 07-12-2018

Edhe pse qeveria franceze u tërhoq nga vendimi për të mos rritur taksën e karburantit duket se protestuesit do të vijojnë të dalin në rrugët e Parisit.

Autoritetet franceze kanë njoftuar për angazhim masiv të forcave të sigurisë, derisa shumë pika turistike do të mbyllen më 8 dhjetor për shkak të mundësisë së shpërthimit të dhunës gjatë protestave të planifikuara kundër qeverisë.

Protestuesit e ashtuquajtur “Jelekët e Verdhë”, që janë zemëruar fillimisht për taksat e reja të karburanteve, pritet të marshojnë në Paris për javën e tretë me radhë duke vënë në pah edhe pakënaqësi tjera kundër udhëheqjes së presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Muzetë, teatrot dhe shumë dyqane në Paris është thënë se do të mbyllen, teksa në mesin e tyre edhe Kulla e famshme Eiffel.

Kryeministri, Edouard Philippe është shprehur se 89,000 zyrtarë policorë do të angazhohen më 8 dhjetor në gjithë Francën, duke rritur numrin nga 65,000 sa kanë qenë javën e kaluar. Ai ka thënë se 8,000 prej tyre do të pozicionohen në Paris, të mbështetur nga “dhjetëra” makina të armatosura.

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371