INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk mund ta besoni. Ja çfarë ndodhë për 60 sekonda në rrjetet sociale

Nuk mund ta besoni. Ja çfarë ndodhë për 60 sekonda në rrjetet sociale

Publikuar më: 09:34 14-11-2018

Çdo 60 sekonda në botë dërgohen 29 milionë mesazhe në WhatsApp dhe 156 milion email; 243 mijë foto janë postuar në Facebook dhe 65 mijë fotografi në Instagram; 350 mijë tweete janë publikuar në Twitter dhe 210 mijë snap janë ngarkuar në Snapchat. Për të përcaktuar minutën dixhitale është një elaborim i Qendrës ekonomike dixhitale (Ced), që gjendet në raportin dixhital që Qendra paraqiti këtë mëngjes në Romë.

Çdo minutë bëjmë 3.8 milionë kërkime në Google dhe 2 milion minuta thirrje Skype, krijojmë 120 llogari të reja në LinkedIn, bëjmë rreth 25 mijë postime në Tumblr dhe 18 mijë "match" në aplikacionin Tinder.

Instagram Banner

Në frontin audiovizual, sipas raportit, çdo minutë në botë përdoruesit e Spotify dëgjojnë 1.5 milionë këngë dhe abonentët Netflix shikojnë 87 mijë orë filmime. Mbi 16 mijë video janë shikuar në Vimeo, ndërsa në platformën YouTube, gjithmonë në 60 sekonda, përdoruesit ngarkojnë 400 orë filmime.
©insmart.al

Article Logic
Execution time: 0.0031728744506836