INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk mjaftojnë dy ish deputetët, Prokuroria paralajmëron të tjera arrestime të zyrtarëve të lartë

Nuk mjaftojnë dy ish deputetët, Prokuroria paralajmëron të tjera arrestime të zyrtarëve të lartë

Publikuar më: 11:12 22-10-2018

Ende s’ka përfunduar. Të tjera arrestime të bujshme paralajmërohen nga Donika Prela, në daljen e saj përballë medias ku zbardhi detaje për arrestimet e fundit nga 12 aksionet e policisë së shtetit. Janë angazhuar plot 1500 trupa policore në aksione, ndërsa arrestimet e tjera priten nga bashkitë, universitet etj.
Donika Prela:
“Nga hetimet ka të dhëna për veprime të kundraligjshme për korrupsion në disa institucione shtetërore, në bashki,në prefektura, në polici, në gjykata, në prokurori, në universitete dhe në organet e pushtetit vendor, për të cilat po vijojnë hetimet në mënyrë intensive. Së shpejti nga ana jonë do të dilet në të dhëna konkrete bazuar në hetimet e thelluara”.

Article Logic
Execution time: 0.0029308795928955