INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ka qetësi në futbollin shqiptar, tension e përplasje në ndeshjen Kastrioti-Tirana

Nuk ka qetësi në futbollin shqiptar, tension e përplasje në ndeshjen Kastrioti-Tirana

Publikuar më: 18:16 17-03-2019

Nuk ndalen incidentet në futbollin shqiptar. Ndeshja e javës së 25 të Superligës mes Kastriotit dhe Tiranës nuk ka kaluar pa incidente në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës.

Në përfundim të takimit, trajneri Mema u afrua te arbitri kryesor, për t’i kërkuar llogari në lidhje me vendimet e dyshimta, por hasi në shtyrje nga ana e policisë private, ndërsa më pas situata u tensionua shumë dhe u desh ndërhyrja e forcave të rendit, për të rikthyer normalitetin.

Pas disa shtyrjeve dhe ofendimesh për të mbrojtur lojtarët ka zbritur në hyrje të dhomave të zhveshjes edhe presidenti Halili. Në fund gjithçka është shuar, por nga fillimi deri në largimin e ekipit mik nga stadium situata ka qenë e acaruar.

Gjatë përplasjeve, pamjet treguan edhe një moment kur sulmuesi i Tiranës, Grent Halili u qëllua nga një person brenda rrethimit të fushës.

Article Logic
Execution time: 0.0068860054016113