INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nuk ka një datë për hapjen e negociatave, Lajçak: Duam prova [VIDEO]

Publikuar më: 16:49 13-12-2016

Shqipëria nuk mori një datë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Edhe mbledhja e Këshillit të Ministrave të Jashtëm, pavarësisht vlerësimit për ecurinë pozitive të Shqipërisë, nuk ka mundur të përcaktojë datën për hapjen e negociatave, duke ia lënë vendimin final lidereve të Bashkimit Europian. Në konferencën për shtyp, Ministri i Jashtëm i Sllovakisë Lajcak, ka një kërkesë konkrete për vendin tonë. Prova për progresin e reformave.
Lajcak:
“Këshilli ka ndjekur nga afër zhvillimet, prioriteti kryesor mbetet implementimi i legjislacionit. Këtu përfshihet edhe kushti për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por mendoj se kushti kryesor është: Nga Shqipëria ne kërkojmë arsye, prova  dhe fakte që ka progres. Nuk kemi nje datë, një kalendar por do vlerësojmë progresin e Shqipërisë. Do grumbullojmë të dhëna dhe të shohim a janë përmbushur. Mekanizëm që vendoset pas çdo pune të bërë.
E rezultatet konkrete do të vijnë vetëm pas zbatimit të reformës në drejtësi.
Lajcak:
“Është shumë të rëdësishme reforma në drejtësi, kjo është bërë dhe tashmë duhet zbatimi i saj. Ti themi gjërat qartë. Ne duhet të presim dhe progres raportin e ardhësm të Komisionit. Për sa i përket Shqipërisë ka progres, ka bërë një punë positive”.
Brenda pak ditëve, vendi ynë do të mësoje nëse do të ketë një datë për hapjen e negociatave apo kjo pritet të shtyhet për vititn e ardhshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0030698776245117