INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ka fund SHERRI! Olti Curri dhe Fjoralba Ponari kapen KEQ në rrjetet sociale: Turp të të vijë...[FOTO]

Nuk ka fund SHERRI! Olti Curri dhe Fjoralba Ponari kapen KEQ në rrjetet sociale: Turp të të vijë...[FOTO]

Publikuar më: 09:39 09-05-2019

Moderatorja Fjoralba Ponari, e cila së bashku me moderatorin Edi Manushi dhe disa gazetarë të tjetër drejtojnë emisionin e “E Diell”, u vu në qendër të rrjeteve sociale për shkak të një video.

Ishte blogeri Olti Curri i cili, kapi një “gafë” të moderatores e cila u shpreh:

“Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është vetëm çështje fati, është edhe çështje profesionalizmi…”, tha moderatorja.

Ndërkohë Olti filloi fjalinë e Fjoralbës me humor:

“Sigurisht që bukuria është çështje profesionalizmi. Psh. një shofer është i bukur si një gomë rezervë, një këngëtar është i bukur si një mikrofon, një gjinekolog është i bukur si… si ta them…”.

Video e publikuar nga Olti Curri, shkaktoi shumë humor tek ndjëksit, por Fjoralba Ponari nuk kaloi pa e komentuar.

“E mo po mos i prit sipas qefit videot promocionale”. Ata vazhduan të bënin disa komente dhe Olti ia ktheu: “Prite qepe si te duash lapsusi ishte yll”.

Fjoralba: “Çeshtja eshte se po ta ofroje te plote, sdo kishe cte ironizoje ktu e cte kenaqje popullin.”

“Me thene te drejten kaq sa ke thene mjafton, nuk ka rendesi çfare ke thene ne vazhdim sepse lapsusi eshte ne kete qe thua: “Fatmiresisht sot te lindesh e bukur nuk eshte vetem çeshtje fati, eshte edhe çeshtje profezionalizmi”… Sipas teje te lindesh e bukur nuk eshte vetem fat por edhe profesionalizem!!! Si lind i bukur me profesionalizem ? Duke nderhyre ne laboratoret e gjinekologjise ne ADN ? Nëse ishe duke i bere reklame laboratoreve te paligjshem te nderhyrjes ne gjenetiken njerezore atehere terhiqem.”, mbylli diskutimin blogeri.

collagecc.jpg

 

Por Fjoralba nuk e la me kaq dhe iu kthye sërish Oltit me anë të një postimi në Instastory ku shkroi:

“Të sqaroj pak dhe mesazhet që vijnë nga videoja e Oltit. Kujt mund t’i ketë shpëtuar le të shkojë të argëtohet pak. Unë bëj një lapsus që në vazhdim sqarohet dhe jepet ideja e gjësë që supozohej të prezantoja. Por qimja bëhet tra si zakonisht dhe videoja do humbiste efektin parodik, kshuqë e gjymtojnë. Kjo bën një të mirë ama, gjithë njerëzinë e palumtur e bën tok, argëtohen duke ofenduar. Propagandojnë lart e poshtë antibullizmin pastaj”.

albe.jpeg

 

Olti iu kundërpërgjigj me këtë postim:

"Unë kujtova se vajza ka bërë lapsus nga shpejtësia jo nga padituria. Bullizem? As ne google nuk di valle të notojë se me librat kushedi kur është përballur për here të fundit", shkruan Olti dhe i tregon Fjoralbës një shembull të një rasti të fundit. Kujdes me termat që hapin plagë, injoranca thotë italianët është bekim, por në këtë rast është mallkim".

vajza.jpg

 

Fjoralba iu kthye keq Oltit:

"Ty turp të të vijë që sjell raste tr.a.gjike si ai i të ndje.rës në këtë mes, për diçka që është mes meje dhe teje, flet dhe për plagë sociale pale. Ndërsa rasti i debatit, ku unë kthehem në tabelë ofendimesh nga më të rëndomtat, ushqyer fillimisht nga "humori yt", si njeri që ke influencë quhet bullizemkibernetik. Të ftoj të hapësh literaturat që të kuptosh gjithëkuptimet e termit që i trembesh aq shumë, me këtë rast kupton kush është edhe i palexuari në këtë mes. Këtu mbyll çdo lloj replike me ty!"- përfundon moderatorja.

albent.jpeg

Por nuk mbaron me kaq, se Olti iu kundërpërgjigj me këtë postim:

faitkt.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0016319751739502